Celebrities Gossip

Ata kanë miliona ndjekës, por këta personazhe mbajnë “fronin” për fansat fallco!

Shumë personazhe publikë duket se kanë një numër të madh ndjekësish në ‘Instagram’. Por numrat nuk korrespondojnë me realitetin pasi duket se profilet e rreme janë të pafundme, të cilët ndikojnë shumë në këto numra. ‘Fasthosts.co.uk’ hulumtoi llogaritë e të famshmëve, ku identifikoi profilet që kanë përqindjen më të lartë të ndjekësve të rremë.

Në krye të listës është Kylie Jenner, e cila ka më së shumti ndjekës fallco në ‘Instagram’, me pothuajse 29%. Nga 223 milion llogari që ndjekin Kylie-n, 63 milion janë llogari të dyshimta. Ndiqet më pas nga motra e saj modele, Kendall me më shumë se 27% llogari të dyshimta. Në listë përfshihen dhe Rihanna, Zayn Malik, Justin Bieber etj. Vlen të theksojmë se të kesh profile fallco nuk do të thotë domosdoshmërisht se të famshmit kanë paguar rritjen e ndjekësve.

Ndërkaq, ngjarjet e ndodhura së fundmi kanë arritur që gjithmonë e më shumë të vendosin në fokus personazhet e njohur. Nuk bëhet fjalë vetëm për artistët shqiptarë por edhe për artistët e huaj të cilët dita-ditës vëmendjen e të gjithë përdoruesve të rrjeteve sociale . Epo kjo gjë nuk ka si të shpëtojë sepse është pikërisht një nga rubrikat e preferuara të emisionit “Live From Tirana”, e cila quhet “Social Top 5” që ka nën vëzhgim të gjithë të famshmit.

Nuk ka si të mungojë kjo rubrikë e cila na jep më shumë detaje dhe informacione të reja në lidhje me yjet e botës së madhe të showbiz-it. Ne ju njohim me ecurinë e ndjekësve në rrjetin social Instagram në llogaritë e personazheve të njohur brenda shtatë ditëve. Zbuloni në këtë link se cilët janë personazhet që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave.