Celebrities Gossip Showbiz

Babi A$AP Rocky shpreh dëshirën e madhe për fëmijën që ai ka me Rihanna-n!

Së fundmi, reperi i njohur A$AP Rocky ka shprehur se dëshiron që fëmijën që ka me divën e muzikës pop, Rihanna ta rrisë mendjehapur. 33-vjeçari në një intervistë për ‘Dazed’ të publikuar së fundmi tha se:

Shpresoj të rris fëmijë me mendje të hapur. Jo njerëz që diskriminojnë. Dhe nuk po përpiqem të përshkruaj një shenjtor, por realisht, dua vetëm një fëmijë mendjehapur me prindër mendjehapur. Gjërat si diversiteti dhe përshtatshmëria janë të rëndësishme dhe ato do të përfshihen në familje.

Rocky dhe Rihanna mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë, më 13 maj. Çifti njoftuan në janar se po krijonin një familje së bashku. Rocky ndërkaq ka pranuar se në të kaluarën ishte homofobik, gjatë një interviste të vitit 2011 me Pitchfork.

Unë kam qenë homofobik, por kjo është e frikshme. Më duhej të shihesha në pasqyrë dhe të thosha: ‘Të gjithë dizajnerët që kam veshur janë homoseksualë.’ Dëgjoj histori për të gjithë këta njerëz të industrisë që janë homoseksualë dhe nuk e di nëse është e vërtetë apo jo, por kjo nuk ka rëndësi.

Duke folur me ‘New York Daily News’ dy vjet më vonë, Rocky theksoi ndryshimin e mendimit të tij dhe kritikoi reperët e tjerë për përdorimin e përsëritur të fyerjeve ndaj homoseksualëve dhe gjuhës homofobike në muzikën e tyre. Ndërkaq thuhet se Rihanna po planifikon të rrisë djalin e saj të porsalindur në vendlindjen, Barbados.

34-vjeçarja dhe Rocky tashmë e kanë kthyer të gjithë vëmendjen tek vogëlushi. Sipas ‘The Mirror’, Rihanna pritet të qëndrojë në Los Angeles për tre muajt e ardhshëm përpara se të kthehet në Karaibe me Rocky. Djali i dyshes së njohur tashmë ka një pasuri neto prej 1.2 miliardë paundësh.

Shpeshherë gjatë muajve të shatzënisë Rihanna është parë në publik e veshur me veshje tepër të guximshme dhe për këtë është komentuar pozitivisht por ka marrë edhe kritika të shumta. Në muajin e fundit të shtatzanisë, përgjithësisht gratë shtatzëna përpiqen të mbajnë veshje sa më komode, por nuk ishte ky rasti i këngëtares së famshme.