Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Në majë të takave, ti qofsh moj Rihanna! Pak ditë para lindjes, këngëtarja vazhdon të surprizojë me ‘look’-un e saj!

Këngëtarja e njohur me famë botërore Rihanna siç tanimë të gjithë e dimë është në pritje të ëmbël dhe syrit të askujt nuk i ka shpëtuar standardi i ri që artistja ka sjellë për modën e grave shtatzëna. Shpeshherë Rihanna është parë në publik e veshur me veshje tepër të guximshme dhe për këtë është komentuar pozitivisht por ka marrë edhe kritika të shumta. Por këtë radhë, mesa duket artistja e teproi paksa.

Tanimë, ka mbetur edhe pak kohë nga lindja e fëmijës së saj, por këngëtarja u shfaq në publik së fundmi me një kanotjere dhe fund rrjetë ngjyrë argjendi, e sandale të së njëjtës ngjyrë me takë të lartë e shumë të hollë. Në muajin e fundit të shtatzanisë, përgjithësisht gratë shtatzëna përpiqen të mbajnë veshje sa më komode, por nuk është ky rasti i këngëtares së famshme.

Para disa kohësh ajo u shpreh se:

Unë personalisht kam thënë se nuk do të blej kurrë rroba për shtatzëni. Unë nuk do të blej pantallona shtatzënie, xhinse, fustane ose të bëj çfarëdo që njerëzit më thanë të bëja më parë. Stili im i shtatzënisë është më “rebel”. Kur shihja se si gratë visheshin gjatë shtatzënisë së tyre në të kaluarën, mendoja se kjo ishte mënyra e vetme për t’u veshur ndryshe. Kështu që e sfidova veten ta shtyja më tej dhe thjesht të argëtohesha me këtë stil sepse nuk ka asgjë më argëtuese se një sfidë për mua. Këtu bëhem kreative. Këtu jam e detyruar të krijoj ide të reja dhe mënyra të reja për ta bërë atë të funksionojë.

Ndërkaq, së fundmi reperi i njohur A$AP Rocky së fundmi ka publikuar projektin e ri muzikor që i dedikohet partneres së tij shtatzënë Rihanna. Reperi i referohet të dashurës së tij si një “engjëll”, “perëndeshë” dhe “shoqja e zemrës” në tekstin e këngës me titull “DMB”, por jo vetëm kaq, disa detaje na bëjnë të mendojmë se ata mund të jenë martuar.

Videoja flet për jetën e tyre së bashku, ku Rihanna shfaqet në krah të reperit, në kohë të mira dhe të këqija dhe në fund të videos ylli i muzikës botërore shfaqet si një nuse. Shumë besojnë se dyshja kanë treguar se në fakt janë burrë dhe grua.