Celebrities Gossip Showbiz

Vogëlushi i Rihanna-s dhe A$AP Rocky bëhet pjesë e listës së fëmijëve të pasur me një vlerë neto prej 1.2 miliardë paundësh!

Rihanna dhe i dashuri i saj A$AP Rocky mirëpritën fëmijën e tyre të parë javën e kaluar, u raportua të enjten. Tani është vlerësuar se djali i tyre tashmë ka një vlerë neto prej 1.2 miliardë paundësh.

Viti ka nisur me një bebe tjetër në Hollywood, me Kylie Jenner që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë me të dashurin e saj Travis Scott, tre muaj më parë. Ata gjithashtu ndajnë Stormin 4-vjeçare.

Sipas Buzz Bingo, Kim Kardashian  së bashku me ish-bashkëshortin Kanye West zënë vendin e dytë me 2.6 miliardë paund mes tyre që ndahen mes North, Saint, Chikago dhe Psalm.

Beyoncé dhe Jay-Z ndjekin nga afër në vendin e tretë, me 1.3 miliardë paund mes tyre, duke u siguruar tre fëmijëve të tyre, Blue Ivy, dhe binjakëve Sir dhe Rumi 433 milionë paund secili.

Të dhënat u mblodhën nga prindërit e famshëm dhe vlera totale e tyre neto e vlerësuar në dollarë, u konvertuan në paund dhe më pas u ndanë në mënyrë të barabartë dhe u renditën mes numrit të fëmijëve për të përcaktuar vlerën neto të vlerësuar për fëmijë. Rihanna lindi djalin e saj më 13 maj, sipas një raporti nga TMZ. Ylli i muzikës nuk ka konfirmuar ende ardhjen e foshnjës dhe nuk ka ende lajme për një emër.