Një tjetër bashkëthemelues po largohet nga gjiganti teknologjik OpenAI. John Schulman ka vendosur të largohet nga kompania OpenAI, një nga bashkëthemeluesit e së cilës është dhe të kalojë në Anthropic, që është rivali kryesor i OpenAI. Në përgjigje të njoftimit në platformën X, drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman falënderoi Shulman dhe vuri në dukje se ai ishte përgjegjës për një pjesë të rëndësishme të asaj që ishte strategjia fillestare e OpenAI.
Në punën e tij të re, Schulman do të punojë ngushtë me Jan Leiker, një tjetër zyrtar që u largua nga OpenAI për Anthropic. Arsyeja është shqetësimi se siguria është vënë në prapavijë për t’u fokusuar te biznesi. Kompania OpenAI ka konfirmuar raportet se po mendon të prezantojë një vegël, detyra e të cilit është të zbulojë esetë e shkruara nga ChatGPT me një përqindje të lartë saktësie. Është një ‘watermark’, i cili do të tregonte përmbajtjen e krijuar nga inteligjenca artificiale.
“Ekipet tona kanë zhvilluar një metodë të shënjimit të tekstit dhe ne vazhdojmë ta konsiderojmë këtë mundësi ndërsa eksplorojmë alternativa”-tha OpenAI në një deklaratë. Megjithatë, ‘watermarku’ është vetëm një nga disa zgjidhje të mundshme, duke përfshirë klasifikuesit dhe meta të dhënat, të cilat ajo i konsideroi si pjesë të kërkimit të gjerë mbi origjinën e tekstit.
Kjo metodë është shumë precize në situata të caktuara, por nuk është shumë efikase në rastin e formave të caktuara të manipulimeve të paautorizuara si përdorimi i sistemeve të përkthimit, riformulimi me një model tjetër gjenerues ose kërkimi i modelit për të futur një karakter të veçantë midis çdo fjale dhe pastaj të fshihet ai karakter. “Kjo mund të stigmatizojë përdorimin e teknologjisë së AI si një mjet i dobishëm shkrimi për ata që gjuha angleze nuk është gjuhë amtare”-tha kompania.