Celebrities Music Showbiz

Bebe Rexha thyen rekordin botëror, zbulojeni se për çfarë bëhet fjalë…

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, ka shijuar suksese të shumta ndërkombëtare në muzikë gjatë karrierës së saj. Së fundmi, ylli i muzikës pop ka thyer një rekord botëror duke u bërë artistja e vetme në botë që qëndron për 50 javë e renditur në numrin një, në dy prej top listave muzikore të Billboard. Bëhet fjalë për top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit country dhe top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit ‘electronic’.

Bukuroshja tha në fillim të këtij viti se:

Të kompozuarit e këngëve është pasioni im, pa marrë parasysh stilin e muzikës. Unë kam qenë e bekuar që kam pasur këngë hit në zhanre të ndryshme gjatë karrierës sime. Gjetja e këtij lloji suksesi si në top listat e zhanrit ‘electronic’ ashtu edhe në atë të ‘country’ është diçka për të cilën jam vërtet krenare. 

E lumtur me suksesin, Rexha ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale lajmin ndërsa u shpreh mirënjohëse.

Jam në shok. Mirënjohëse, e bekuar dhe e lumtur. Faleminderit gjithësecilit që më ka mbështetur në karrierën time. Ju dua, me dashuri Bebe.

Bebe ka qenë shumë e përfolur ditët e fundit sa i përket jetës private. Kjo pasi bukuroshja u nda nga i dashuri i saj prej tri vitesh, Keyan Safyari. Ky i fundit hoqi dorë nga lidhja, duke i dërguar një mesazh privat në InstaDirect me arsyetimin se po e përfundonte lidhjen ngaqë ajo ishte shëndoshur shumë.