Lifestyle

Bebet e porsalindura dhe rëndësia e gjumit të tyre, ja se çfarë duhet të dini!

Gjatë dy muajve të parë të jetës, foshnjat fillojnë t’ju njohin dhe do të vëreni që kanë nevojë të hanë, flenë, përqafohen, etj. Teksa bebet rriten, shumë prindër shqetësohen se sa duhet të flenë ato. Orari jonë i gjumit kontrollohet nga ritmi cirkadian, i cili rregullon kohën e periudhave të gjumit dhe zgjimit gjatë ditës.

Gjatë muajve të parë të jetë, bebet do të flenë në kohë të ndryshme derisa ritmet e gjumit të fillojnë të zhvillohen. Mesatarisht, të porsalindurit flenë rreth 14-17 orë në ditë, por mund të flenë edhe mbi 18 orë në ditë. Kur foshnjat mbushin 3-4 muaj jetë, do të qëndrojnë zgjuar më shumë dhe do të shfaqin shenja të qarta që dëshirojnë të shkojnë në shtrat gjatë natës.

Në moshën katër muajsh deri mbi 1 vjeç, sasia e rekomandueshme e gjumit është 12-15 orë, mirëpo bebet mund të flenë edhe deri në 18 orë. Duhet të keni parasysh që gjumi i bebeve është një punë në progres dhe orari i gjumit dallon nga foshnja në foshnje, prandaj nuk duhet të krahasoni fëmijën tuaj me një fëmijë tjetër.

Shumë prindër e kanë zakon të përdorin një dritë nate në dhomën ku fëmija fle. Ekspertët e gjumit theksojnë se foshnjat lindin me dy frikëra, nga rënia dhe zhurma të forta. Frikat e tjera mësohen, përfshirë frikën nga errësira. Prandaj, nëse e mësoni fëmijën tuaj të flejë gjumë me dritën e natës, do të jetë e vështirë ta bindni më vonë të flejë në errësirë.