Auto & Moto

Bëhet e ditur se kur do të prezantohet Ford Mustang 2024!

Është konfirmuar se Ford Mustang 2024 do të prezantohet me 14 shtator, e cila përkon edhe me ditën se kur fillon shfaqja e makinave në Detroit. Debutimi global i Mustang-ut të ri do të vije 7 vite pas përditësimit të fundit të bërë nga kompania në vitin 2015, i ndjekur në vitin 2018 pas lançimit të modelit me pjesën e përparme të makinës.

I njohur ndryshe si ‘S650’ Ford Mustang i ri do ta zëvendësojë modelin e tanishëm ‘S550’ por që do të ketë të instaluara një numër të pjesëve mekanike nga makina paraardhëse, si për shembull motori me turbo mbushje 2.3 litërsh me katër cilindra the motori V8 5.0 litërsh.

Gjithashtu pritet që mos të ndryshohen as transmisioni manual me 6 shpejtësi dhe ai automatik me 10 shpejtësi, të cilët janë në dispozicion të Ford Mustang. Raportet nga SHBA sugjerojnë se Mustangu i radhës do të jetë i pari model në histori që do të ofrojë opsionin hibrid, por qe Ford ende nuk e ka konfirmuar këtë gjë.

Disa fotografi që u bënë gjatë testimeve tregojnë profilin e pandryshuar të pjesës së jashtme të Mustang-ut të ri, edhe pse dritat e përparme LED të zvogëluara, dhe një grilë e përparme më e madhe do të jetë ajo që do ta bëjë dallimin me makinën që Mustang-u i ri do ta zëvendësojë.

Ndërkaq, kohët po ndryshojnë dhe departamentet e policisë përgjatë SHBA-ve nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të fillojnë të zëvendësojnë makinat e tyre Exlorer Interceptors të fuqizuara me EcoBoost dhe Chargers me motor V8 me makina elektrike. Disa nga departamentet përdorin makinat Chevy Bolts, ndërsa policia e New York ka kohë që ka filluar testimin e Fort Mustang Mach-E. Por Ford tani ka prezantuar një makinë të tërë elektrike e destinuar për përdorim nga policia.