Auto & Moto

Ekskluzivisht nga Ford, ndërtohet makina elektrike për forcat policore!

Kohët po ndryshojnë dhe departamentet e policisë përgjatë SHBA-ve nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të fillojnë të zëvendësojnë makinat e tyre Exlorer Interceptors të fuqizuara me EcoBoost dhe Chargers me motor V8 me makina elektrike. Disa nga departamentet përdorin makinat Chevy Bolts, ndërsa policia e New York ka kohë që ka filluar testimin e Fort Mustang Mach-E. Por Ford tani ka prezantuar një makinë të tërë elektrike e destinuar për përdorim nga policia.

Kjo është Ford F-150 Lightning SSV, makinë e tëra elektrike. Kjo është një kamionçinë e ndërtuar qëllimisht për forcat policore. Ford ka 12,000 departamente të ndryshme të policisë në listën e klientëve dhe kanë më së shumti shitje nga të gjithë prodhuesit e tjerë. Me suksesin e F-150 Lightning, ishte vetëm një çështje kohore para se versioni SSV të dilte në treg. F-150 Lightning SSV do të jetë në dy versione të baterisë, atë standarde dhe me kapacitet të zgjeruar të baterisë.

Versioni me bateri standarde do të ketë motor me 452 kuaj fuqi dhe fuqi rrotulluese prej 1,050 njuton metër. Ky version do të ketë kapacitet të rimorkimit prej 3,492 kilogramëve dhe kapacitet të ngarkesës prej 1,000 kilogramëve. Versioni me kapacitet të zgjeruar të baterisë do të ketë 580 kuaj fuqi dhe njësoj si versioni standard do të ketë fuqi rrotulluese prej 1,050 njuton metër. Kapaciteti i rimorkimit do të jetë 4,535 kilogram dhe arritja e shpejtësisë nga 0 deri në 100 kilometra për orë do të jetë 4 sekonda.

Ford po synon sukses aty ku ka dështuar Tesla. Makinat e tyre u cilësuan si jo të përshtatshme për shërbim ndaj policisë për shkak të mungesës së kapacitet të hapësirës së brendshme për akomodimin e të gjitha pajisjeve dhe armëve. F-150 Lightning vije me hapësirë të mjaftueshme, pjesa e brendshme është e gjerë dhe bagazhi ofron hapësirë prej 14.1 metër kub. Ford ka thënë së fundmi se do të tërheqë rreth 49,000 makina elektrike të modelit Mustang Mach-E nga tregu amerikan për shkak se një pjesë e makinës ka rrezik të mbingrohjes së pjesëve kryesore të baterisë dhe si rezultat i saj mund të çojë deri në humbje të fuqisë shtytëse.