Celebrities Music Showbiz

Bëhuni gati sepse Drake sapo solli albumin e tij më të ri “Honestly, Nevermind”!

Artisti i njohur Drake, ka vendosur që të surprizojë fansat e tij me një album të ri. Fituesi i çmimit ‘Grammy’ postoi në rrjetin e tij social Instagram një foto ku njoftoi 113 milionë ndjekësit e tij se albumi i shtatë në studio “HONESTLY, NEVERMIND” do të publikohej shumë shpejt.

Thashethemet kanë qarkulluar edhe më parë mes fansave që prej javës së kaluar, ku thuhej se Drake po përgatitej që të lançonte një miks të titulluar ‘Summer 22’, i përbërë nga 15 këngë. Drake ka publikuar për herë të fundit albumin e tij të gjashtë në studio që quhej ‘Certified Lover Boy’ në muajin shtator, pas një vonese prej disa muajsh. Ai shumë shpejt u bë albumi më i transmetuar në platformën e ‘Spotify’ në një ditë të vetme, duke mposhtur rekordin e mbajtur më parë nga albumi i tij ‘Scorpion’ i vitit 2018. CLB theu të njëjtin rekord edhe në Apple Music.

Ai gjithashtu fitoi një nominim për albumin më të mirë në kategorinë rap në çmimet e 64-ta të ‘Grammy’-s përpara se të tërhiqej nga shfaqja e çmimeve, pasi kishte reaguar më parë për Akademinë e Regjistrimit në lidhje me shpërfilljen e shokut të tij The Weeknd një vit më parë.

Artisti i “Thank Me Later” ka pasur një vit të ngjeshur bashkëpunimesh që atëherë, duke publikuar projekte me French Montana, Jack Harlow, Future madje edhe Kanye West, me të cilin më parë la mënjanë dhe hatërmbetjen e tyre të gjatë. Drake gjithashtu ka nënshkruar një marrëveshje të madhe shumëplanëshe me “Universal Music Group” muajin e kaluar, e cila thuhet se kap vlerën e 400 milionë dollarëve, sipas Variety.