Celebrities Gossip Showbiz

Mjaftoi një koncert për të “njollosur” karrierën e tyre, paditen me shumën marramendëse Travis Scott dhe Drake!

Ditë të këqija këto për Travis Scott dhe Drake. Reperët e njohur pas ngjarjes së fundit tragjike në Festivalin Astroworld ku u shënuan 125 viktima thuhet se do të paditen me një shumë prej 750 milionë dollarësh. Axel Acosta, 21-vjeç, ishte një nga pjesëmarrësit e koncertit, që ndërroi jetë nga lëndimet e marra gjatë performancës së Scott kur turma u ngjit drejt skenës.

Në një deklaratë për “People”, një anëtar i ekipit ligjor të avokatit Tony Buzbee tha se vdekja e Acosta-a “ishte e panevojshme dhe ishte rezultat i neglizhencës së madhe”. Në padi thuhej ndër të tjera se:

Kur Axel u rrëzua, ai u shkel nga ata që luftonin për të parandaluar që të shtypeshin. Ndërsa ai shtrihej nën një masë njerëzish, duke vdekur, muzika luajti dhe transmetohej për gati dyzet minuta. Axel Acosta e donte dhe adhuronte Travis Scott-in dhe interpretuesit e tjerë në Astroworld. Ndjenja nuk ishte e ndërsjellë; sigurisht, as Travis Scott dhe as partnerët e tij ekskluzivë, shërbimi i transmetimit, etiketat diskografike, mbajtësit, shoqëruesit, menaxherët, agjentët, promotorët, organizatorët ose sponsorët nuk u kujdesën mjaftueshëm për Axel Acosta dhe pjesëmarrësit e tjerë të koncertiy për të bërë një përpjekje minimale për t’i mbajtur ata të sigurt.

Të pandehur të tjerë të përmendur përfshijnë ‘Apple Music’, ‘Live Nation’, ‘Epic Records’, ‘Scott’s Cactus Jack Records’ dhe ‘Tristar Sports & Entertainment Group’, sipas ankesës. Në deklaratë shtohet se studioja ligjore synon të ngrejë një tjetër padi “me 100 paditës të tjerë të emëruar”. Deri më tani janë ngritur 36 padi kundër Scott dhe organizatorëve të koncertit për incidentin.

Ndërkaq, thuhet se reperi Travis pas kësaj ngjarjeje është në gjendje jo të mirë emocionale. Që nga incidenti, reperi është mbështetur tek partnerja e tij, Kylie Jenner për të kaluar këtë fazë të tmerrshme të jetës së tij.

Një burim i sigurt ka shprehur se:

Kylie është e shkatërruar nga tragjedia në ‘Astroworld’ dhe ka bërë gjithçka që mundet për të mbështetur Travis-in në të gjitha emocionet me të cilat ai po përballet çdo ditë. Gjatë gjithë hetimit, Scott, emri i vërtetë i të cilit është Jacques Bermon Webster ka qenë në një gjendje ‘shoku’ ndërsa mbetet i përfshirë në përpjekjet e vazhdueshme për të qëndruar në komunikim me familjet e të prekurve nga incidenti. Kylie e di se sa shumë do të thotë për Travis të performosh dhe të dalësh para fansave të tij, kështu që ta shohësh atë në një gjendje shokuese teksa lajmet dhe proceset gjyqësore vazhdojnë është shumë e vështirë për të dy.

Sa i përket reperit Drake, thuhet se një ditë pasi artisti performoi në festivalin “Astroworld” në Houston, i ‘mbyti dhimbjet’ me disa striptiste. Reperi kanadez thuhet se ka lënë rreth një milion dollarë në dyshemenë e klubit të striptizimit “Area 29” në Houston.