Bota Travel

Bëhuni gati të udhëtoni sepse këto vende europiane kanë më pak kufizime këtë verë!

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord dje që të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore duke përfshirë, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Përveç tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, në listë janë edhe Shtetet e Bashkuara, Hong Kongu, Makao, Arabia Saudite dhe Tajvani.

Ndërkaq, “Euronews.com” ka përpiluar një listë me disa nga shtetet që kanë lehtësuar masat anti-COVID për sezonin veror.

Italia

– Të gjitha rajonet e Italisë pritet të klasifikohen si “me rrezik të ulët” deri në fund të qershorit, që do të thotë se udhëtimi midis zonave është i mundur.

– Kafenetë, baret, restorantet, hotelet dhe teatrot janë rihapur pjesërisht për publikun.

– Maskat e fytyrës mbeten të detyrueshme në ambiente publike.

– Turistët ndërkombëtarë kanë qenë të mirëpritur në Itali që nga fillimi i qershorit, me shumicën e vizitorëve që thjesht kanë nevojë të paraqesin një test negativ COVID-19 pas mbërritjes.

Franca

– Nëse jeni vaksinuar me një vaksinë të miratuar nga Bashkimi Europian, Franca është e hapur për turistët ndërkombëtarë.

– Udhëtarët e vaksinuar do të duhet që gjithashtu të kryejnë një test COVID, jo më shumë se 72 orë para mbërritjes.

– Maskat e fytyrës mbeten të detyrueshme edhe jashtë por kjo pritet të ndryshojë deri në fund të muajit.

– Lejohet lëvizja deri në orën 23:00. Kafenetë dhe restorantet janë të hapura, me kapacitet më të ulët.

Spanja

– Spanja ka hapur sezonin e turizmit veror duke mirëpritur të gjithë udhëtarët e vaksinuar, si dhe turistët europianë që kryejnë një test COVID dhe rezultojnë negativ.

– Baret dhe restorantet janë të hapura, por pranojnë vetëm 50% të kapacitetit të zakonshëm dhe duhet të mbyllen në orën 3 të mëngjesit.

Greqia

– Vizitorët duhet të japin prova të vaksinimit ose një test negativ PCR para se të hyjnë në vend. Nuk aplikohet karantina për shumicën.

– Kafenetë, baret dhe restorantet janë të hapur deri pak pas mesnatës.

– Zonat turistike, si Akropoli apo vende të tjera në Athinë, janë funksionale.

Gjermania

– 16 territoret e Gjermanisë aktualisht u nënshtrohen rregullave të tyre.

– Kufizimet për të vaksinuarit plotësisht janë hequr.

Shtojmë se edhe në rast se disa vende deklarohen të sigurta, secili vend i BE-së ka të drejtë të vendosë masa për të luftuar koronavirusin.

Vera erdhi dhe pushimet nuk kanë kuptim pa disa këngë të bukura në momentin që jeni duke udhëtuar me makinën tuaj nën shoqerinë e të afërmve, shoqërisë apo partnerit të zemrës. Këngët në plazh mund të tingëllojnë si gjithçka që dëshironi. Një këngë plazhi mund të jetë e lumtur, e qetë ose thjesht tërheqëse. Njihuni me listën e këngëve më të mira për udhëtimin tuaj.