Music Travel

Ju prezantojmë me disa nga hitet më të mira të verës për të shoqëruar ditët tuaja të pushimeve!

Vera erdhi dhe pushimet nuk kanë kuptim pa disa këngë të bukura në momentin që jeni duke udhëtuar me makinën tuaj nën shoqerinë e të afërmve, shoqërisë apo partnerit të zemrës. Këngët në plazh mund të tingëllojnë si gjithçka që dëshironi. Një këngë plazhi mund të jetë e lumtur, e qetë ose thjesht tërheqëse.

Njihuni me listën e këngëve më të mira për udhëtimin tuaj:

“If It’s Lovin’ That You Want”/Rihanna

Me një videoklip shoqërues me temë ishulli, kjo kthim prapa e Rihanna-s është perfekte për një largim në plazh.

“Vacation”/Dirty Heads

Vendoseni këtë në listën tuaj të dëgjimit ndërsa më në fund po përdorni ato ditë pushimesh që grumbulluan ‘pluhur’ gjatë vitit të kaluar.

“Magic in the Hamptons” /Social House dhe Lil Yachty

Nëse po mendoni për një udhëtim në Verilindje këtë verë, ‘single’ i parë i Social House mund të jetë i duhuri.

“Dynamite”/BTS

Shpërtheu dielli bashkë me BTS, po ju jeni gati të shpërtheni?

“Starships”/Nicki Minaj

Kënga hapet me “Le të shkojmë në plazh”. Kështu që si mos të jetë zgjedhja e duhur kjo këngë?

“Dinero”/Trinidad Cardona

“Zgjohu me diellin e mëngjesit” dhe le të jetë kjo kolona zanore e ditës tënde.

“Sunday Candy”/Donnie Trumpet & The Social Experiment

Tekstet e këngëve kanë të bëjnë me atë lehtësim që të sjell një e dielë pas një jave të ngarkuar…

“Loving Is Easy”/Rex Orange County & Benny Sings

Për ato kohëra që ke ndjenja dhe nuk mund të ndalosh së qeshuri, vendos këtë në listën tënde të dëgjimit.

“Canyon Moon”/Harry Styles

“Watermelon Sugar” mund të duket si zgjedhja ideale, por jepini një mundësi “Canyon Moon”. Mbi të gjitha, qielli nuk është dukur kurrë kaq blu.

“The Days”/Avicii

Jetoni momentin tuaj me këtë si një nga këngët tuaja të preferuara në plazh!

“San Francisco”/The Mowgli’s

A është pjesa juaj e preferuar udhëtimi për në plazh me të gjitha dritaret e hapura? Ndjesi e mrekullueshme.

“Smile”/Katy Perry

Buzëqeshni në diell si Katy. Nuk ka më bukur se kaq apo jo?

“Hold Up”/Beyoncé

Dua të them, nëse kërkoni një atmosferë verore, shihni Beyoncé teksa ecën dhe shkëlqen në një fustan të artë.

“New Light”/John Mayer

Dëgjo këtë ndërsa dielli perëndon dhe rëra ftohet sepse ‘vibe’ është i përshtatshëm për perëndimin e diellit.

“Summertime Magic”/Childish Gambino

Kjo këngë është paraqitur në filmin ‘Guava Island’, në të cilin Donald Glover i bën serenatë Rihanna-s. Dhe a nuk e duam këtë për verën tonë?

 “Sunkissed”/Hhai Dreams

“Sunkissed” ndihet sikur zgjoheni nga një gjumë mbi një peshqir plazhi deri te flladi që fryn mbi ju.