Celebrities Gossip Showbiz

Në Shqipëri apo në Itali? Beniada Nishani zbulon ku do të jetojë Jori Delli!

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV1’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Beniada e ftuar ditën e sotme në emisionnin “Ftesë në 5” përveç se ka folur për jetën e saj sentimentale, ka folur edhe për miqësinë e saj me ish-banoren e “BBV2”, Jori Dellin, ku dhe ka treguar nëse dhe ajo do të qëndroj tani në shqipëri si Beniada apo do të kthehet në Itali.

Ata që jetojnë në Itali nuk e shikojnë këtë realitet, ka ndryshuar goca më duket se do jetoj përgjithmonë në Shqipëri…

Edhe pse tashmë banorët e “BBV2” janë në qendër të vëmendjes edhe ata të edicionit të parë nuk mbeten pas. Së fundmi Beniada ka postuar  një video teksa këndon brenda makinës kur takon Dj Pm, ndërsa Sara Berisha i filmon, duke na rikujtuar pak nga energjia e tyre në “BBV1”.