Celebrities Gossip Showbiz

Beyonce dhuron këtë shumë parash në mënyrë që fansat të shkojnë të sigurt në shtëpi!

Diva e muzikës pop Beyonce bëri një gjest humanizmi ndaj fansave të saj, në mënyrë që të sigurohej që të gjithë të kthehen të sigurt në shtëpi. Duke pasur parasysh stuhinë në Maryland, fansat që erdhën në stadium “FedEx Field” për ta dëgjuar, u përballën me vështirësi të mëdha si në transportin e tyre ashtu edhe gjatë qëndrimit në stadium.

Sipas një raporti të E!News, këngëtarja dha 100,000 dollarë për të mbajtur trenin hapur një orë më shumë se zakonisht dhe për t’u shërbyer fansave të saj. “Metro & Renaissance do të zgjasë trenin e fundit një orë shtesë. Treni i fundit për në Ashburn sonte do të niset nga Bulevardi Morgan në orën 1:04 të mëngjesit”- thuhet në njoftimin zyrtar në platformën X, ish-Twitter.

Publiku e lavdëroi artisten pasi dëgjuan kontributin e saj për t’u siguruar që ata të ktheheshin në shtëpi të sigurt. Rikujtojmë se së fundmi Beyoncé në koncertin e saj të fundit doli në skenë me një palë këpucë unike. Të dizenjuara nga shtëpia Alaïa, këto këpucë kanë në thembër dizajnin e pjesës së pasme të një figure femërore, nga beli e poshtë. Takat janë 10 cm të larta, nuk janë bërë me porosi dhe janë pjesë e koleksionit SS 2023. Ato kushtojnë 1600 euro.