Celebrities Fashion Gossip

Kudo po flitet për takat që Beyonce mbante veshur në koncertin e saj të fundit…

Ylli i muzikës pop Beyoncé në koncertin e saj të fundit doli në skenë me një palë këpucë unike. Të dizenjuara nga shtëpia Alaïa, këto këpucë kanë në thembër dizajnin e pjesës së pasme të një figure femërore, nga beli e poshtë. Takat janë 10 cm të larta, nuk janë bërë me porosi dhe janë pjesë e koleksionit SS 2023. Ato kushtojnë 1600 euro.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PIETER MULIER (@pieter_mulier)

Sipas faqes zyrtare të Alaïa-s, këpucët janë frymëzuar nga kërcimtarët e kabareteve parisiane. Në fillim të këtij muaji, New York Times shkroi se këpucët specifike u dizajnuan për herë të parë në vitin 1991 nga legjendari Azedin Alaia dhe ylli i industrisë së këpucëve, Raymond Mazzaro dhe drejtori kreativ i shtëpisë i “rilindi” ato për SS 2023.

Beyonce ka anuluar së fundmi turneun e saj botëror. Këngëtarja e “Break My Soul”, ishte planifikuar të performonte në stadiumin Acrisure më 3 gusht. Ndërkaq është bërë e ditur se turneu është anuluar për shkak të logjistikës së prodhimit dhe çështjeve të planifikimit. Por ata që kanë paguar biletën do të rimbursohen, sipas deklaratës.