Celebrities Fashion Music Showbiz

Beyonce meriton notën 10 me paraqitjen e saj gjatë turit Botëror të Renaissance!

Beyonce ka dëshmuar edhe një herë se sili i saj është i pakrahasueshëm. Fituesja e Grammy-t nisi turneun e saj të shumëpritur Botëror të  Renaissance në Stokholm, Suedi, e veshur me një sërë pamjesh të shndritshme që ndriçuan skenën. Për numrin e saj të hapjes gjatë koncertit të 10 majit, Beyoncé na verboi të gjithëve me një kostum ngjyrë metalike prej hiri nga Alexander McQueen.

Më pas ajo kanalizoi “Alien Superstar”-in e saj të brendshme, duke shkëlqyer me kostumin e saj me tegela argjendi nga Courrèges që paraqiste një rreth si pasqyrë në mes të barkut të saj. Ajo e kombinoi look-un me çizme gri deri sipër gjurit, vathët brilantë dhe dorezat pa gishta.

Më vonë gjatë setit, 41-vjeçarja mahniti fansat që po e ndiqnin live me një kostum Loewe ngjyrë floriri që vezullonte, i cili përfshinte printe duarsh me doreza të vendosura në të. Dorezat e zeza të gjata të operës (me thonj të kuq të theksuar, mund të shtojmë) ishin përfundimet perfekte për numrin e saj të shkëlqyeshëm.

Bey madje riktheu stilin e saj të Destiny’s Child nga vitet e hershme, pantallona të tejdukshme kargo me një bluzë me mëngë të gjata dhe parzmore argjendi.

Megjithatë, momenti kryesor i modës i Beyonce-s erdhi kur ajo veshi një fustan të bardhë që u transformua para syve të audiencës, pasi shfaqte një kaleidoskop ngjyrash kur ishte nën një dritë UV.