Celebrities Fashion Showbiz

Billie Eilish guxon gjithmonë me veshjet e saj/Postimi i fundit numëron miliona ‘like’ për këtë arsye!

Billie Eilish përveç suksesit të saj në fushën e muzikës, gjithmonë është identifikuar edhe për stilin e saj të veçantë ku shpesh herë është quajtur edhe ’emo girl’. Madje rikujotjmë se ajo nuk ka zgjedhur të veshë mini fustane me tematikë Krishtlindjesh siç bëri për ditëlindje, por së fundmi ka shkuar drejt zgjedhjeve më të guximshme.

Artistja e suksesshme së fundmi ka postuar në rrjetin e saj social Instagram disa foto në dhomën e saj të gjumit, ku vëmendjen e mori veshja e saj.  Këngëtarja ishte e veshur me një fustan me dekolte të zezë saten të hapur dhe me një palë reçipeta dantelle që e kishte shoqëruar me geta të tejdukshme Gucci dhe një palë taka krejtësisht të zeza. Në fotot e postuar mund të dallohen lehtësisht edhe aksesorët e pafundëm që Billie Eilish nuk i harron kurrë.

“Ti po shikon drejt meje” shkroi ajo në postimin e saj, duke i lënë miliona fansat e saj të komentonin më poshtë. Vetë Billie Eilish foli së fundmi për BBC rreth ndjesive të saj të të ndjerit femërore apo mashkullore. Ylli i muzikës tregon për fuqinë që ndjen qoftë edhe në një ditë që vishet dhe merr qëndrim prej djali.

Jam e fuqishme kur ndihem mashkullore. Gjithashtu mund të gjej forcë kur ndihem grua. Është si një lloj balance e të dyjave bashkë. Varet nga mënyra sesi eci, sesi qëndroj, rrobat e mia, bizhutë, edhe gishtat e mi… Përgjithësisht dua të ndihem më shumë djalë sesa vajzë. Ka raste kur mund ta arrij këtë. Pastaj ka raste kur ndihem mirë si vajzë. Si sot që kam veshur një bluzë elegante dhe bizhuteri.