Celebrities Gossip Showbiz

Billie Eilish: “Dua të ndihem më shumë djalë sesa vajzë…”

Këngëtarja e njohur Billie Eilish foli së fundmi për BBC rreth ndjesive të saj të të ndjerit femërore apo mashkullore. Ylli i muzikës tregon për fuqinë që ndjen qoftë edhe në një ditë që vishet dhe merr qëndrim prej djali.

Jam e fuqishme kur ndihem mashkullore. Gjithashtu mund të gjej forcë kur ndihem grua. Është si një lloj balance e të dyjave bashkë. Varet nga mënyra sesi eci, sesi qëndroj, rrobat e mia, bizhutë, edhe gishtat e mi… Përgjithësisht dua të ndihem më shumë djalë sesa vajzë. Ka raste kur mund ta arrij këtë. Pastaj ka raste kur ndihem mirë si vajzë. Si sot që kam veshur një bluzë elegante dhe bizhuteri.

Së fundmi Billie konfirmoi romancën e saj të re me muzikantin Jesse Rutherford. Gjatë një interviste për ‘Sunday Times’, këngëtarja e njohur deklaroi se gjithmonë ka dashur të kishte fëmijë dhe se të bëhej prind ishte një nga qëllimet e saj kryesore në jetë.

Më mirë të vdes se sa të mos kem fëmijë.

Megjithatë këngëtarja frikësohet se do të ndihet në ankth teksa përpiqet të rrisë fëmijët e saj.

Unë kam nevojë për ta. Sa më shumë rritem, aq më shumë i përjetoj gjërat, thjesht mendoj: ‘uf, çfarë do të bëj kur fëmija im të mendojë se kjo është gjëja e duhur që duhet bërë dhe unë them ‘jo nuk është’? Ata nuk do të më dëgjojnë mua.

Eilish ka treguar se vuan nga sindroma ‘Tourette’ që në moshën 11-vjeçare. Sindroma Tourette (TS) është një gjendje e sistemit nervor që bën njerëzit të kenë “tik”. Ajo përfshin lëvizje të përsëritura ose tinguj të padëshiruar (tik) që nuk mund të kontrollohen lehtësisht.