Celebrities Gossip Showbiz

Bora Zemani ka disa fjalë pas mbarimit të natës së parë të spektaklit “Dancing with the Stars”!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

Ashtu siç të gjithë e dinë, për këtë sezon Bora do të jetë prezantuesja e spektaklit më të populluar të kërcimit në Shqipëri, “Dancing with the Stars”, ku mbrëmjen e djeshme është zhvilluar nata e parë, të cilën të gjithë po e prisnin me padurim. Pas një mbrëmje aq të mbushur me emocione, vetëm pak më parë Bora ka reaguar me anë të një postimi në Instagram, ku ka falenderuar të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen dhe gjithashtu skuadrën e saj.

Tashmë i njohim të gjithë ‘Yjet’ dhe balerinët profesionistë që do të shfaqin talentin e tyre të padiskutueshëm. mbrëmjen e djeshme, çiftet na kanë dhuruar emocione të forta, ku përmes punës së palodhur, talentit dhe bashkëpunimit të përsosur, dyshet më të reja skenike kanë një qëllim të vetëm, fitoren. Juria, e cila përbëhet nga Dalina Buzi, Valbona Selimllari, Armand Peza dhe Kledi Kadiu kanë gjykuar konkurrentët dhe kanë dhënë një vlerësim sa më të drejtë për ta.

Çdo të premte mbrëma, “Dancing with the Stars” ekskluzivisht vetëm në Top Channel.