Disa persona janë helmuar në Bulqizë për shkak të ujit të ndotur. Sipas informacioneve dyshohet se personat e helmuar jetojnë në njësinë administrative Gjoricë dhe janë paraqitur në qendrën shëndetësore me simptoma.
Mjeku i Qendrës Shëndetësore Gjoricë, Telmonnd Veliu, e konfirmon se gjatë ditës së sotme janë paraqitur rreth 13 persona me shenja helmimi. Në total janë rreth 50 persona të prekur.
Pritet që shkakun e vërtetë të helmimit ta zbulojnë analizat, të cilat do të konfirmojnë që helmimet janë nga uji apo nga ndonjë virus.