Lifestyle Love & Sex

Burrat qëndrojnë më gjatë në një raport toksik krahasuar me gratë?!

Çdo marrëdhënie ka një nivel toksiciteti, sipas psikoterapistes Ginnie Love Thompson. Ndërsa është normale të kesh ulje dhe ngritje në një marrëdhënie, është gjithashtu e rëndësishme të dish kur është koha ta lësh. Por shpesh, largimi është më lehtë të thuhet sesa të bëhet. Një lidhje e shëndetshme, është thjesht një lidhje që funksionon. Mbase jo çdo gjë shkon perfekt, por komunikimi mes jush zgjidh gjithçka. Epo, ndonjëherë nuk është kaq e thjeshtë dhe kjo kalon në një lidhje toksike. 

Marrëdhëniet mes një çifti mund të përfundojnë një ditë. Ndarja është pjesë e jetës, por duket se ka një tendencë të dukshme te burrat që mbeten në një raport toksik më gjatë se gratë, pavarësisht ndjenjave apo rrethanave. Ekspertët e kanë një përgjigje për këto lloj raportesh që ata i quajnë thjesht “marrëdhënie sprovuese”, si dhe kanë dhënë 3 arsye pse burrat priren të qëndrojnë më gjatë në një raport toksik, krahasuar me gratë.

Ata kanë frikë se kanë humbur shumë kohë. Duket pak zhgënjyese të dëgjoni dikë që i referohet një raporti të përfunduar si humbje kohe. Asnjëherë mos e mohoni vlerën e një lidhjeje, sepse çdo përvojë formon më tej personalitetin dhe personin që ju jeni. “Ushqejnë” shpresa se mund ta rregullojnë raportin. Hulumtimet tregojnë se 1 në 6 burra qëndron në një marrëdhënie toksike të paktën 6 muaj më shumë, sepse pret se mos ndoshta gjërat përmirësohen. Kjo gjendje pezull në fakt krijon një konfuzion që e mban një situatë pa zgjidhje.

Kuptoni se duhet të ketë një pranim të ndarjes dhe përgatituni për larmi emocionesh. Kjo është mëse normale. Ata ndjejnë nevojën për të mbajtur nën kontroll emocionet e tyre. Dihet që gratë nuk e kanë problem të flasin me miqtë dhe familjen kur kanë një krizë emocionale, ndërsa burrat priren t’i mbajnë për vete, sidomos çështjet private.

Sipas një studimi, frika për të qenë vetëm mund t’i bëjë njerëzit të qëndrojnë në marrëdhënie shkatërruese, për arsyen e thjeshtë se është “më mirë” të kesh një partner të papërsosur sesa të jesh beqar. Shoqëria ndonjëherë mund t’i bëjë njerëzit të mendojnë se të qenit beqar ose “vetëm” është një gjë negative por në realitet, nuk ka asgjë të keqe me të.