Celebrities Gossip Music Showbiz

“Filloni provat…2024″/Elvana Gjata konfirmon “DEKADA 2”?!

22 qershori ishte dita më e rëndësishme për Elvana Gjatën, e cila mbajti koncertin e parë recital në stadiumin Air Albania. Këngëtarja organizoi koncertin “Dekada” që mbldhoi mijëra dashamirës të muzikës së saj në stadium dhe rezultoi një sukses i padiskutueshëm.

Elvana shkriu në skenën gjigante, të ndërtuar në stadium me efekte dhe grafika të veçanta, karrierën e saj 20-vjeçare. Gjatë dy dekadave në tregun muzikor shqiptar, artistja ka marrë dashamirësinë e mijëra njerëzve që i dëgjojnë dhe këndojnë këngët e saj. Mc Kresha, Ledri Vula, Capital T, Noizy, Bardhi, Yll Limani, Dhurata Dora,Dj Gimi-O si dhe motra e Elvanës, Migena Gjata, ishin artistët që performuan së bashku me të në skenën gjigante të ngritur në stadiumin Air Albania. Koncerti i saj u hap nga artistë shumë të dashur për publikun gjithashtu, si Luiz Ejlli, Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

Për të gjithë ata që e kanë humbur këtë koncert madhështor, “Dekada” do të vijë për të gjithë publikun gjatë sezonit të vjeshtës në ekranin e Top Channel dhe në valët e Top Albania Radios. Mos e humbisni! Por ka edhe një surprizë tjetër që mesa duket vetë artistja e ka konfirmuar.

Në postimin e saj rreth magjisë së asaj mbrëmje në Air Albania ku ajo ka kënduar me 25 mijë pjesëmarrësit në koncert një koment ka arritur të zbulojë se së shpejti mund të kemi “Dekada 2”. Elvana Gjata zgjodhi që t’i përgjigjej komentit “Bëj një koncert tjetër në gusht në stadium se do këndojmë më mirë herë tjetër se ja morëm dorën”.

Filloni provat…2024

Rikujtojmë gjithashtu se i ftuar në puntatën e fundit të emisionit Ndryshe ishte drejtori i Top Albania Radio, Ledion Liço i cili njëkohësisht është edhe producenti i filmit Në Kuadër të Dashurisë. Ai na dha më shumë detaje rreth atmosferës dhe organizimit të koncertit madhështor të Elvana Gjatës. Për të zbuluar më shumë kliko këtu.