Celebrities Gossip Showbiz

Butrint Imeri dhe Elvana Gjata së shpejti me një bashkëpunim?

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Mbrëmjen e djeshme, artisti ka perfomuar në një koncert ku do të këndonte gjithashtu dhe Elvana Gjata. Prej pak kohësh në rrjet është bërë shumë i njohur një ‘remix’ mes këngës ‘Pow’ të Elvanës dhe ‘Sugar’ të Butrintit e dyshja vendosën që ta performojnë ‘live’ në mes të koncertit për ndjekësit e tyre. Këtë moment ku duket kimia fantastike mes tyre në skenë, artistët e kanë ndarë në rrjete sociale.

Mos duhet të presim një bashkëpunim mes Butrintit dhe Elvanës?

Nëse do të ndodhë ky do të jetë dueti i parë mes artistëve.

Një lajm që ishte kryefjalë e çdo portali ishte ‘zënka’ mes dy vëllezërve të showbiz-it, Don Xhoni dhe Butrint Imeri. Artistët arritën të fitonin vëmendjen e mediave, por duket se e gjitha ishte një lojë nga ana e djemve, pasi me anë të disa video-ve nga koncerti i fundit që mbajtën së bashku ata dukeshin më të afërt se kurrë.