Celebrities Gossip Showbiz

Në vetëm kaq pak ditë, ‘Diskoteka’ nga Butrint Imeri ka arritur një super sukses!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

E duket se artisti nuk ka ndërmend të ndalet dhe sapo ka publikuar hitin e parë për këtë sezon veror. Themi me plot gojë një hit, pasi vetëm dy javë pas publikimit ‘Diskoteka’ numëron mbi 10 milion klikime në platformën YouTube dhe nga koncertet e tij më të fundit fansat e tij kanë treguar se e kanë mësuar këngën edhe pse kaq pak kohë nga publikimi.

Gëzuar 10 milion Diskoteka

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. Reperi, gjithashtu njihet edhe për miqësinë shumë të mirë që ka me këngëtarin Butrint Imeri dhe shpesh e postojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale ashtu si kanë qenë dhe më të fundit ku teksa kanë treguar se kanë qenë së bashku për të performuar në një koncert në Dusseldorf,  krahas duket se na kanë zbuluar dhe një ‘sekret të vogël’.