Celebrities Gossip Showbiz

Celine Dion shfaqet në publik për herë të parë pas 3 vitesh mungesë…

Këngëtarja legjendare Celine Dion është shfaqur së fundmi në publik pas një kohe shumë të gjatë mungese. Këngëtarja e cila aktualisht po lufton me sindromën stiff, u shfaq në një lojë hockey në Las Vegas, Nevada. 55-vjeçarja shihet në publik për herë të parë në tre vite e gjysmë. Në pamjet e publikuara në internet, Dion dukej në gjendje të mirë shëndetësore teksa përshëndeste lojtarët dhe fanasat në dhomat e ndërrimit pas ndeshjes.

“Një vizitë e shkëlqyer në lojën tonë në Vegas ditën e djeshme,”-shkroi zëvendëspresidentja e Montrealit krahas një videoje të publikuar në Instagramin e saj. Celine shoqërohej nga djali i saj 22-vjeçar René-Charles dhe binjakët 13-vjeçarë Nelson dhe Eddy.

Ylli i muzikës thuhet se nuk do të këndojë më. Disa javë më parë, motra e yllit, Claudette rrëfeu në një intervistë se Celine po përpiqej të gjente ilaçe efektive për të trajtuar sëmundjen e saj të rrallë autoimune.

Ajo është e disiplinuar në çdo fushë të jetës së saj. Ne nuk po gjejmë asnjë medikament që të japë efekt, por është shumë e rëndësishme që ta mbajmë shpresën gjallë.

Sëmundja e rrallë e Dion, ndër të tjera, shkakton konvulsione, lëvizje të pavullnetshme të muskujve të fytyrës apo gjymtyrëve dhe rritje të ndjeshmërisë ndaj zhurmës dhe prekjes. Shkenca nuk ka arritur ende të identifikojë shkaqet e sakta, por studimet e para tregojnë se bëhet fjalë për një sëmundje autoimune.

Shumica e njerëzve që zhvillojnë këtë sëmundje mund të diagnostikohen nga mosha 40-60-vjeç. Aktualisht nuk ka asnjë kurë për SPS-në, e cila mund t’i lërë të sëmurët të paaftë për të ecur apo folur. Në shumicën e rasteve njerëzit me SPS i përgjigjen dozave të larta të diazepamit, i cili shpesh përdoret si ilaç kundër ankthit.