Celebrities Film & Tv Showbiz

Çfarë bëri orët e fundit përpara se të “vetëvritej” Marilyn Monroe? Zbulohet pak nga misteri i vdekjes së aktores!

Ekspertët kanë rindërtuar orët e fundit të jetës së Marilyn Monroe mbi bazën e disa regjistrimeve të cilat nuk ishin bërë të njohura më parë, duke ringjallur sërish teoritë e vjetra të konspiracionit lidhur me vetëvrasjen e saj. Një dokumentar i ri, i quajtur “The mystery of Marilyn Monroe, unheard tapes”, risjell vdekjen e aktores legjendare, por edhe marrëdhënien e saj me familjen Kennedy.

Aty, dëgjohen regjistrime audio që nuk ishin ndarë asnjëherë më parë me publikun e gjerë. Monroe ndërroi jetë gushtin e vitit 1962 dhe vdekja e saj u klasifikua si “ndoshta vetëvrasje”, ndërsa misteri vazhdon edhe në ditët tona. Aktorja pati një lidhje dashurie si me John Kennedy-n, ashtu dhe me vëllain e tij, Robert. Në ditët përpara vdekjes së saj, disa burime kanë zbuluar faktin se Marylin u kishte thënë personave të besuar se “ishte shtatzënë me njërin prej vëllezerve Kennedy, por se po e detyronin që ta hiqtë qafe fëmijën”.

Në atë periudhë, ajo duket se kishte dashur ta “mbërthente në një cep” Bobby Kennedyn dhe u kishte pohuar miqve se do të martohej me të. Ndërkohë, edhe gazetarit Sidney Skolsky i kishte pohuar se kishte fjetur shumë herë edhe me John-in. Edhe pse Robert Kennedy pretendonte se nuk i ishte afruar shtëpisë së Marylun në ditën kur ajo vdiq, dëshmitarë në vendngjarje thonë se e kanë parë në pronën e saj pikërisht përpara se ato të shuhej.

Rikujtojmë, se një portret i aktores Marilyn Monroe i pikturuar nga ikona e artit, Andy Warhol, do të dalë në ankand në maj me një vlerë prej 200 milionë dollarësh, e cila do të vendosë një rekord. Vepra, “Shot Sage Blue Marilyn”, është piktura më e shtrenjtë e shekullit të 20-të e shitur ndonjëherë në ankand.

Sjellim në vëmendje gjithashtu se para disa kohëve një apartament luksoz dykatësh, i cili ndodhet brenda Kullave Granville në West Hollywood dhe që dyshohet se i përkiste bukuroshes Marilyn Monroe, doli në treg me një vlerë prej 2.49 milionë dollarësh. Mendohet gjithashtu se legjenda dhe ikona e ekranit u zhvendos në këtë super apartament diku nga vjeshta e vitit 1954 përpara se ajo të zhvendosej në qytetin e New York-ut në 1955.