Design Lifestyle

Vlera e “çmendur” e portretit të Marilyn Monroe vjen me një qëllim të veçantë!

Një portret i aktores Marilyn Monroe i pikturuar nga ikona e artit, Andy Warhol, do të dalë në ankand në maj me një vlerë prej 200 milionë dollarësh, e cila do të vendosë një rekord. Vepra, “Shot Sage Blue Marilyn”, është piktura më e shtrenjtë e shekullit të 20-të e shitur ndonjëherë në ankand.

Të gjitha të ardhurat nga shitja do të shkojnë për një fondacion, që kontribuon për përmirësimin e jetës së fëmijëve në mbarë botën. Shitja e kësaj pikture përbën ankandin filantropik me fitimin më të madh që nga koleksioni i Peggy dhe David Rockefeller në 2018.

Shtëpia e ankandeve thotë se çmimi më i lartë i paguar për një pikturë të Warhol ishte në 2014-ën me 105 milionë dollarë. Alex Rotter, kryetari i departamentit të artit të Christie’s të shekullit të 20-të dhe 21-të, gjatë një konference për shtyp tha se:

Kjo pikturë simbolizon gjithçka që është e rëndësishme për ne rreth shekullit të 20-të, ju mund të shihni të gjithë bukurinë dhe tragjedinë në fytyrën e saj. Sa herë që një pikturë si kjo del në treg, ajo ndryshon tregun, jo vetëm për Warhol.

Piktura është në fakt një teknikë printimi. Portreti i “Marilyn” vjen në një sfond të ndryshëm, duke përfshirë të kuqe, portokalli, blu.