Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë deklaron sot nuk e deklaron nesër, edhe pse shtatzënë Britney Spears vijon me fotot e saj nudo!

Disa foto nudo të Britney Spears të postuara në rrjetin e saj social Instagram, kanë ngjallur sërish shqetësim tek fansat e saj. Me këtë veprim, këngëtarja shtatzënë nuk pati aspak efektin e dëshiruar tek 41 milionë ndjekësit e saj. Krahas fotos së postuar, Spears ka shkruar:

Ju dua të gjithëve! 

Por për ndjekësit, kjo tregon se gjendja psikologjike e 40 vjeçares vijon të mos jetë e mirë. Një ndjekës ka komentuar duke shkruar:

Kjo vajzë është e sëmurë, thërret për ndihmë.

Ndërsa një tjetër ka shkruar:

Jam i sigurtë që kujdestaria e ka fajin.

Ndërkaq, fotot u realizuan në Meksikë, ku këngëtarja e hitit “Toxic” shkoi me pushime me partnerin e saj, Sam Asgari. Dyshja është në pritje të fëmijës së tyre të parë, ndërsa Britney ka dhe dy djem nga martesa e mëparshme me Kevin Federline. Rikujtojmë, se në muajin nëntor të vitit të kaluar, këngëtarja rifitoi lirinë, pasi gjykata vendosi që babai të mos jetë më personi që kontrollon jetën e saj. Menjëherë më pas, ylli i popit nisi të shijojë pushimet me të fejuarin e saj, Sam Asghari.

Sjellim në vëmendje se së fundmi gjithashtu Britney ka shkruar për frikën e saj për të pasur një fëmijë vetëm disa ditë pasi ndau lajmin e saj të shtatzënisë me botën. Bukuroshja ndau një foto të bërë kur ishte shtatzënë me djalin e saj Sean, 16 vjeç. Në një mbishkrim, ylli i popit tha se kishte “frikë” të kishte një fëmijë në një botë ku kishte kaq shumë dokumentarë për jetën e saj. Tani, Britney dhe Sam po përgatiten për një tjetër moment historik në jetën e tyre dhe ky është pikërisht dasma e tyre. Këtë lajm e konfirmoi vetë çifti nëpërmjet disa postimeve në rrjetet e tyre sociale gjatë fundjavës.