Celebrities Film & Tv Gossip Pardon My French Showbiz

Çfarë domethënë Sarile?! Bes Kallaku zbulon në TAR gjithçka rreth muzikës dhe shkëputjes nga televizioni!

Sot i ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë aktori i njohur Bes Kallaku. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e tij muzikore, bashkëpunimin e suksesshëm me Mandi Nishtullën dhe gjithashtu ka treguar edhe arsyen e shkëputjes së tij nga angazhimet në televizion.

Duke u ndalur fillimisht tek bashkëpunimi me Mandi Nishtullës, çfarë domethënë Sarile?

Sarile sipas Mandi Nishtullës domethënë të gjithë bashkë.

Një këngë e kthyer më shumë se fenomen si nisi gjithçka?

Deri dje ishte trending e 74-ta në botë. Ka qenë shumë virale në TikTok, Mandi pikërisht këtë frazë e ka thënë para katër vitesh tek Gon Kalaja. U bë virale dhe unë pastaj, pikërisht kjo gjetja i dhamë këngës identitet. Tani u bë gjithëpërfshirëse. 

Si u bë kaq virale?

Nuk e di, ndonjëherë ti mundohesh të sjellësh një projekt me mendimin tënd që do dalë të jetë goxha virale por asnjëherë nuk i dihet se çfarë ndodh dhe çfarë përqafon publiku. Unë e kam sqaruar gjithmonë dhe e kam thënë në çdo dalje timen publike që nuk kam lidhje ti them vetes këngëtar por ama unë kam diçka, punën e gjetjes ose nuhatjes së diçkaje. Një karrierë 20-21 vite në skenë si humorist duke pasur eksperiencë sepse materialet humoristike i shkruanim vetë do të thotë se e di se çfarë do publiku që të qeshë apo të ndihet këndshëm. 

Me këto këngët çohen dhe kërejnë. 

Tani po kalon një periudhë shumë të mirë të karrierës dhe pse prezenca në televizion është shkëputur dhe ke zgjedhur të tërhiqesh. Pse kjo zgjedhje dhe a është ky momenti që Besi ka vendosur t’i dedikohet familjes?

Tani me ardhjen e Amenit normalisht familja ka nevojë. Besoj se nuk ka bekim më të madh kur Zoti të jep një fëmijë. I gjithë investimi yt në jetë është i kotë kur në jetën tënde vjen fëmija. Aty kupton që rëndësia më e madhe nuk është asgjë tjetë veçse shëndeti dhe mirqënia e tyre. Jeta jote merr vlerë kur ti e kupton se për kë po jeton ose duhet të jetosh. 

Sa i përket angazhimit televiziv deri në muajin mars kam qenë tek “Zemër Luana” dhe tani nuk mora angazhim artistik ose televiziv për faktin se jam investuar pak në biznes. Tani kismet me sezonin e ri kam një projekt por nuk mund të flas pa u konkretizuar.