Gossip Showbiz

Bes Kallaku thyen heshtjen pas ‘Rrëfim’ dhe falënderon publikisht…

Pas bujës që shkaktoi kënga e tij më e re “Rrëfim”, aktori dhe këngëtari Bes Kallaku ka reaguar sërish në rrjetet sociale, duke dhënë një mesazh të fortë për të shkuarën dhe të tashmen e tij.

Projekti muzikor u komentua gjerësisht në publik, pasi shumëkush aludoi se në tekst përfshihej edhe një “diss” ndaj ish-partneres së tij, këngëtares Xhensila Myrtezaj. Vargjet e ndjera u interpretuan si një rrëfim personal mbi ndarjen dhe periudhën e vështirë që pasoi.

Megjithatë, në një postim të ri, Besi theksoi se e ka mbyllur prej kohësh kapitullin me të shkuarën, duke shtuar se nga ajo histori ka dalë më i fortë dhe “i fituar”.

Ai e cilësoi “Rrëfim” si projektin më personal të karrierës së tij, duke nënvizuar se këtë herë nuk ka qenë as aktor dhe as personazh, por thjesht vetvetja.

Në mesazhin e tij falënderues, artisti shprehu mirënjohje për publikun që e ka mbështetur ndër vite, sidomos në momentet më të vështira. Një falënderim të veçantë ia dedikoi motrës së tij, Ana Kallaku, të cilën e quajti “bekimin më të madh” dhe mbështetjen e tij në ditët gri.

Në fund, Besi surprizoi ndjekësit duke falënderuar publikisht edhe partneren e re, të cilën e përshkroi si “trëndafilin në kohë lufte”, personin që i ka rikthyer paqen, buzëqeshjen dhe versionin më të mirë të vetes.

Mes vargjeve të këngës dhe deklaratës së tij të fundit, duket se Bes Kallaku ka zgjedhur ta lërë pas të shkuarën dhe të hapë një kapitull të ri, këtë herë me më shumë qetësi dhe dashuri.