Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Music Showbiz

Çfarë e bën bashkëpunimin mes Jay-Z dhe Beyonce të funksionojë siç duhet?!

Beyonce and Jay-Z, përveç se një çift shumë i dashuruar me njëri-tjetrin, ata bëjnë dhe muzikë shumë të mirë së bashku. Këtu përfshihet dhe projekti i tyre “Apeshit” nga albumi i përbashkët i titulluar “Everything Is Love”.

Patjetër që të dy ata janë të talentuar, por çfarë e bën bashkëpunimin e tyre kaq të përsosur dhe pa asnjë problem? Së fundmi Jay-Z ka folur më gjatë rreth kësaj teme. Ai është shprehur:

Ajo padyshim që është shumë e vëmendshme ndaj detajeve dhe këtë mund ta shihni fare mirë dhe nga puna e saj e palodhur. Ajo punon fort, është shumë e talentuar dhe shumë frymëzuese.

Kjo nuk është hera e parë që Jay-Z flet pa dorashka lidhur me martesën e tij me Beyonce, edhe pse në raste të rralla. Para pak muajsh ai dha një intervistë ku u shpreh rreth qasjes së tyre si prindër. Beyonce dhe Jay-Z kanë së bashku tre fëmijë, Blue Ivy, Sir dhe Rumi. Ai tha:

Është e thjeshtë për ne, si qenie njerëzore, që të dëshirojmë që fëmijët tanë të bëjnë disa gjëra të caktuara, por në fakt ne nuk e kemi as idenë më të vogël. Ne jemi thjesht udhëheqës.

Rikujtojmë se, Beyonce imitoi personazhin e famshëm Audrey Holly Golightly në romancë-komedinë Sixties Breakfast at Tiffany’s ndërsa u shfaq veshur në një fustan të zi që i nxirrte hiret më të mira në pah, teksa pozonte së bashku me bashkëshortin e saj. Gjatë xhirimeve Beyonce gjithashtu reklamoi diamantin e famshëm 128.54 karat Tiffany Diamond, duke e bërë atë gruan e pestë në gjithë botën që e ka vendosur gurin e çmuar dhe shënoi herën e parë që ajo u shfaq në një fushatë.

Megjithatë, duket se Beyonce mori një sërë reagimesh nga ndjekësit në rrjet. Këngëtarja po kritikohet për faktin që varësja ka një “diamant gjaku”. OKB-ja i përshkruan “diamantet e gjakut” si diamante të minuar në zona “të kontrolluara nga forcat që kundërshtojnë qeverinë legjitime dhe që shitet për të financuar veprimet ushtarake kundër asaj qeverie”, sipas Britannica.