Auto & Moto Bota Tech

Çfarë e lidh “Mercedes Benz” me krijimin e software-ve të rinj? Çfarë risie po sjelllin në treg?

Mercedes-Benz  hapi një qendër të re ‘software’-i prej 200 milionë euro (217 milionë dollarë) në Sindelfingen të premten, investimi i tij më i fundit është fokusuar në rritjen e aftësive të ‘software’-eve të brendshëm ndërsa janë duke punuar për të sjellë sistemin e tyre operativ MB.OS në treg që normalisht pritet që të zgjasë deri në vitin 2024.

Rreth 750 nga 3,000 punësimet e reja që prodhuesi i makinave luksoze planifikon të sjellë në nivel global për të zhvilluar sistemin operativ, u punësuan në Sindelfingen, duke punuar në veçori nga  zhvillimi i punës në automjete deri tek drejtimi autonom i tyre.

Qendra është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të Mercedes-Benz për të përmirësuar strategjinë e saj të ‘software’-it nga një qasje e ndryshme  që sjell teknologjinë nga një gamë e gjerë furnizuesish, në kontrollin e bërthamës së ofertës së saj të ‘software’-it. Në lidhje me këtë shefi i ‘software’-s, Magnus Oestberg tregoi se:

Ne marrim përgjegjësinë për arkitekturën dhe integrimin e ‘software’-s, ky është qëllimi ynë kryesor. Ne nuk bëjmë gjithçka vetë por ne i kushtojmë vlerë partneriteteve, por sigurisht që pjesët që janë më të rëndësishme për ne, ne i bëjmë brenda.

Një partneritet i tillë është me specialistin amerikan të grafikës kompjuterike Nvidia, me të cilin Mercedes-Benz arriti një marrëveshje në vitin 2020 për të zhvilluar funksione të asistuara dhe vetëdrejtuese, të cilat do të jenë pjesë e sistemit MB.OS që do të lançohet pas dy vitesh.

Prodhuesi i makinave është 600 vende të lira të paplotësuara larg arritjes së qëllimit të tij për një ekip global prej 10,000 inxhinierësh ‘software’-sh në Berlin, Kinë, Indi, Izrael, Japoni dhe Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë që në lidhje me këtë shefi i teknologjisë Markus Schaefer u shpreh se:

Profili i një inxhinieri ‘software’-sh është shumë i kërkuar kërkesa është dukshëm më e lartë se oferta.

Në një sondazh të 572 drejtuesve të automjeteve nga instituti kërkimor Capgemini, 97% thanë se katër nga 10 punonjës të brendshëm do të duhet të kenë aftësi softuerike brenda pesë viteve, nga arkitektët e IT-së te profesionistët e menaxhimit të cloud e deri te ekspertët e sigurisë kibernetike.