Celebrities Food & Drink

Çfarë i bëri bashkë përsëri Snoop Dogg dhe Martha Stewart?!

Dyshja e nominuar edhe për ‘Emmy’, Snoop Dogg dhe Martha Stewart u ribashkuan për të pritur dhe gjykuar një konkurs të ri gatimi special, dhe traileri për të u lançua ditën e djeshme. Premiera e ‘Snoop & Martha’s Very Tasty Halloween’ pritet që të lançohet e datë 21 tetor në ‘Peacock’, kjo vjen një ditë para ditëlindjes së 50 -të të superstarit.

Në pamjen paraprake, Snoop ishte veshur si ‘Bat Dogg’ me një kostum me muskuj që të kujtonte Batmanin me një fytyrë qeni. 80-vjeçarja nga ana tjetër kishte vendosur një paruke gri të madhe, vetulla të errëta të mbushura me gura të shkëlqyeshëm dhe lente kontakti për t’u shndërruar në një perëndeshë magjike. Bashkëkryetari i dy të talentuarve, producenti i vjetër i ‘BuzzFeed Tasty’, Alvin Zhou zgjodhi një kostum tradicional vampirësh. Tre skuadrat e kujdesit, të njohura si tre skuadra të bukëpjekësve, duhet të ndërtojnë zona plotësisht zhytëse, 12 x 12 metra ku gjithçka është e ngrënshme.

 

Treshja e gjyqtarëve më pas ecin dhe provojnë shijen e merimangave të çokollatës, rrjetave të karameleve të pambukut, monstrave të tortës dhe ëmbëlsirave në shkallë të gjerë. Martha paralajmëroi garuesit se do t’ju duhet shumë për të përmbushur pritshmëritë e saj sepse Halloween-i ishte një nga festat e saj më të preferuara.
Dyshja e fuqishme, e cila u takua në shfaqjen e Martha-s në vitin 2008 së pari fitoi vëmnedjen në vitin 2016 për serinë ‘VH1 Martha & Snoop’s Potluck Party Challenge’. Marta dhe Snoop kanë qëndruar gjithmonë pranë njëri-tjetrit.

Rikujtojmë gjithashtu se fansat e Super Bowl janë të gjithë jashtëzakonisht të lumtur dhe mezi presin datën e shfaqjes, pasi para pak ditësh, pesë yjet që janë konfirmuar se do të jenë pjesë e shfaqjes më të madhe janë Dr Dre, Eminem, Snoop Dogg, Mary J. Blige dhe Kendrick Lamar të cilët do të performojnë për herë të parë në skenë së bashku në Pepsi Super Bowl Halftime Show të vitit 2022.

Ata do të performojnë me 13 shkurt të vitit 2022 në stadiumin SoFi  në Inglewood të Kalifornisë. NFL, Pepsi dhe Roc Nation kanë njoftuar se pesë ikonat e muzikës janë bërë bashkë për të performuar.