Celebrities Showbiz

Çfarë kanë të përbashkët kjo bimë dhe Leonardo DiCaprio?!

Shkencëtarët në Kopshtin Botanik Mbretëror në Londër kanë vendosur të nderojnë aktorin e njohur të Hollywood-it, Leonardo DiCaprio, këtë herë ama jo si aktor, por si aktivist në mbrotje të mjedisit. Një specie të re pemësh i është vënë emri i aktorit, si një formë homazhi ndaj fushatës së yllit kundër prerjes së druve.

Pema e quajtur Uvariopsis dicaprio rritet vetëm në pyllin e Kamerunit në Afrikën Qendrore. Ishte Leo ai i cili e shpëtoi nga shpyllëzimi këtë zonë. Aktori nxiti një fushatë për të ndaluar prerjen e pemëve në pyllin e biodiversitetit dhe një prej postimeve të tij në këtë kuadër mori miliona pëlqime.  Gjelbërimi i përhershëm me lule të mëdha të verdha e jeshile, i cili u gjet në pyllin Ebo të Cameroon, ishte specia e parë e re që u emërua zyrtarisht në 2022 nga botanistët nga kopshtet e njohura në lagjen Kew në Londër.

Martin Cheek, personi i cili drejton ekipin e Afrikës në departamentin e identifikimit dhe emërtimit të Kew, u shpreh lidhur me vendimin për ta quajtur këtë pemë në nder të aktorit se:

Ne e vlerësuam shumë mbështetjen që Leo na dha në fushatën për të mbrojtur Ebo-n vitin e kaluar, kështu që dukej e përshtatshme ta nderonim atë në këtë mënyrë. Nëse koncesioni i prerjes së pyjeve do të kishte vazhduar, ka të ngjarë të kishim humbur këtë specie për nxjerrjen e lëndës drusore dhe prerjen dhe djegien e bujqësisë që zakonisht pason koncesionet e prerjeve.

Duke qëndruar rreth 4 metra i lartë, Uvariopsis dicaprio mund të identifikohet nga lulet dalluese dhe të gjalla me shkëlqim të verdhë-jeshile që rriten në trungun e tij. Ajo është e lidhur ngushtë me pemën ylang-ylang (Cananga odorata) e cila është vendase në Indi, Azinë Juglindore, Filipine, Indonezi dhe Australi. Aktualisht, më pak se 50 pemë individuale janë pikasur dhe të gjitha janë të kufizuara në një zonë të vetme, të pambrojtur të pyllit Ebo. Si rezultat, Uvariopsis dicaprio konsiderohet i rrezikuar në mënyrë kritike.