A Live Night Celebrities Music Showbiz

Çfarë këndoi Besa Kokëdhima sot në “A Live Night”?!

E ftuar në këtë episod të “A Live Night” ishte një artiste me kuptimin e plotë të fjalës. Besa Kokëdhima në një intervistë si asnjëherë më parë, zbulon më shumë nga jeta e saj personale dhe ajo profesionale. Në një rrëfim të jashtëzakonshëm, Besa nuk lë asnjë pyetje pa përgjigje, duke na treguar më shumë nga vetja me sinqeritet dhe vërtetësi.

Por “A Live Night” nuk është vetëm për intervista shumë ndryshe të artistëve, por edhe për të sjellë muzikë të mirë. Live nga studio e Top Albania Radio-s Besa Kokëdhima ka kënduar disa nga këngët më të dashura dhe më të njohura, teksa na zbuloi edhe këngën e saj të re ekskluzivisht për “A Live Night”.