BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë marrëdhënie do ketë Efi me Oltën pas mbarimit të “BBV2”?

Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel, emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme, ku Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Sot është hera e fundit që do të zhvillohet “BBV Live nga shtëpia në TAR për këtë edicion, duke qenë se javën tjetër është finalja e madhe. Këtë herë Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro do të intervistojnë Efi Dhedhes, e cila është pyetur se çfarë marrëdhënie do të ketë me Olta Gixharin pas mabrimit të “BBV2”, duke qenë se kanë pasur mjaft debate e njëra-tjetrën gjatë qëndrimit në shtëpi.

Asnjë lloj marrëdhënie, nuk na lidh asgjë, jemi 2 njerëz të ndryshëm, çfarëdo që kam thënë e kam pasur me të vërtetë…

Nese jeni në një dasmë prsh te Luizi dhe Kiara?

Nuk e urrej more do jemi aty do kërcejm me të gjithë asgjë më shumë…