Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë mendimi ka Klea Huta për Efin brenda shtëpisë së “Big Brother Vip 2”?

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm. Megjithatë, bukuroshja nuk ngurron që nëpërmjet tyre të urojë në ditët më speciale dhe njerëzit e saj më të dashur.

Disa orë më parë bukuroshja ka ndarë me ndjekësit një ‘Ask’, ku ata mund t’i drejtonin pyetje të shumta e dihet se kuriozitetet rreth “Big Brother Vip 2” nuk kanë si të mungonin. Përveç mikeshës së saj Kiarës, ndjekësit e kanë pyetur Klean rreth mendimit të saj për Efin dhe bukuroshja është përgjigjur:

Më pëlqen individualieti që ka, por hera herës nuk më është dukur koherente. Mbase edhe pse nuk in ndjek 24/7 për të analizuar situatat. Por më pëlqen që është një femër plot vetbesim. Ajo ia vlen!

Së fundmi Klea ka postuar një foto në Intastory, ku ka treguar se nuk është në një gjendje të mirë shëndetësore. Me anë të fotos së termometrit, na ka lënë të kuptojmë se bukuroshja është e sëmurë dhe me temperaturë. Në një sens humori shumë prej ndjekësve i kanë komentuar se kjo ka ndodhur si shkak i mungesës së partnerit të saj të zemrës, Elgitit, i cili ndodhet për disa ditë në Tailandë.