Bota Celebrities Tech

Çfarë po ndodh mes rivalëve Elon Musk dhe Jeff Bezos?!

Gara hapësinore tashmë është jashtëzakonisht e civilizuar. Jeff Bezos dhe themeluesi i ‘Tesla’-s Elon Musk janë fokusuar në një betejë të ashpër për të krijuar kompaninë e parë të udhëtimit në hapësirë. Por ndryshe nga herët e tjera Bezos mesa duket ka vendosur që ta mbështetesë kundërshtarin e tij.

Kompania e Musk ‘SpaceX’ nisi misionin e saj ‘Inspiration4’, i cili bëri të mundur dërgimin e katër civilëve në orbitën e Tokës pa asnjë astronaut profesionist në bord. Ata do të jenë në hapësirë në një kapsulë të quajtur ‘Crew Dragon’ për tre ditë.

Jeff Bezos është aktualisht personi më i pasur në botë me një pasuri që kap vlerën e 201 miliardë dollarëve, megjithëse më herët këtë vit hoqi dorë nga drejtimi i ‘Amazon’ e tha se do të fokusohet në investime që lidhen me pasionet e tij. Nga ana tjetër në vend që të mendojë për rivalin e tij që arriti ta mundë, ai zgjodhi një tjetër alternativë. Ai shkroi në Twitter-in e tij një urim për Elon Musk ku u shpreh se:

Urime @ElonMusk dhe ekipit @SpaceX për lançimin e suksesshëm të Inspiration4 mbrëmë. Një hap tjetër drejt një të ardhmeje ku hapësira është e arritshme për të gjithë ne. 

Jeff Bezos nuk është edhe aq aktiv në rrjetet sociale, kujtojmë se postimi i fundit i miliarderit 57-vjeçar ka qenë në muajin shkurt të vitit 2020 kur postoi një fotografi të tij, duke diskutuar për klimën, qëndrueshmërinë dhe ruajtjen e botës natyrore me presidentin francez Emanuel Macron.

Çuditërisht edhe Elon Musk zgjodhi që t’i përgjigjej më një postim duke shkruar:

Faleminderit.

Pavarësisht se gjendja ka qenë pak e tensionuar kohëve të fundit pasi projekti hapësinor i Bezos ‘Blue Origin’ paditi NASA -n për dhënien e një kontrate për ‘Space X’. Kujtojmë se në muajin korrik miliarderi amerikan, udhëtoi në hapësirë me anijen raketë të ndërtuar nga kompania e tij, Blue Origin.