Tech

Çfarë pritet së shpejti nga Apple…

Apple është shumë afër zbulimit të lajmeve kryesore rreth Inteligjencës Artificiale, Siri dhe realitetin virtual, parashikon një ekspert. Duke folur për The US Sun, një burim i brendshëm i industrisë ka zbuluar atë që ai mendon se Apple ka më shumë gjasa të shpallë në ngjarjen e saj të madhe WWDC ditën e sotme.

WWDC është Konferenca Botërore e Zhvilluesve, një ngjarje vjetore e Apple. Ajo zakonisht synon krijuesit e aplikacioneve, por ngjarja kryesore zakonisht zbulon shumë lajme të mira për fansat e Apple. Ngjarja e këtij viti do të nisë sot në selinë e Apple Park të kompanisë në Kaliforni. Ajo do të zgjasë deri në 14 qershor.

Ndërkaq, rikujtojmë se Nvidia ka mposhtur Apple duke u bërë kompania e dytë publike më e vlefshme në botë. Bëhet e ditur se çmimi i aksioneve të prodhuesit të mikroçipave me Al është rritur më shumë se 3 trilionë dollarë. Vetëm Microsoft është kompania më e vlefshme e listuar, ndërsa Apple ka rënë në vendin e tretë. Siç raportohet, aksionet e Nvidia u rritën për 5% së fundmi, me një aksion që tani kushton 1,224 dollarë. Ndërsa, një vit më parë, aksioni i saj kishte një çmim prej 386 dollarëve. Kohët e fundit kompania vlerësohej me 1 trilion dollarë më pak se tani, por interesi për të u rrit pasi ajo njoftoi për një ndarje të aksioneve.

Sjellim në vëmendje se tregu për pajisjet e palosshme vazhdon të rritet shumë më shpejt se tregu i përgjithshëm i smartfonëe, kështu që Apple nuk mund të qëndrojë jashtë këtij segmenti fitimprurës për shumë gjatë. Ka pasur shumë thashetheme për iPhone të palosshëm në vitet e fundit dhe tani TrendForce thotë se Apple nuk do ta sjellë atë në treg përpara vitit 2027. Arsyeja për këtë është se kompania ka kërkesa strikte për palosjen dhe besueshmërinë. Ndryshe nga Samsung, Apple nuk dëshiron që ekrani i telefonit të ketë asnjë rrudhë. Besueshmëria mund t’i referohet çdo gjëje, por ndoshta ka të bëjë me funksionimin e mekanizmit të palosjes për shumë vite.