Bota

Çfarë pritet të ndodhë me jetën e grave në Afganistan? Ja çfarë thotë një përfaqësues i talebanëve!

Pas 20 vitesh pritje, talebanët kanë marrë sërish kryesimin e Afganistanit. Frika qëndron në rregullat strikte që ata do të vendosin, që prekin kryesisht gratë. Kur talebanët kanë qenë për herë të fundit në pushtet, gratë, nuk lejoheshin të dilnin vetëm nga shtëpitë, të dilnin në rrugë të zbuluara apo të shkollohen.

Duket se këto masa do të hynë sërish në fuqi, e kjo është konfirmuar nga përfaqësues të talebanëve. Një përfaqësues i talebanëve u shpreh se:

Nuk ka asnjë hakmarrje. Afganistani nuk është një fushë beteje. Ne kemi liruar veten nga të huajt. Sa i përket grave, ato do t’i nënshtrohen të gjitha të drejtave që citohen në sheriat.

Ndërkaq, aktivistja e të drejtave të njeriut, Malala Yousafzai është një grua e cila po i jep zë shqetësimeve të saj lidhur me kontrollin e talebanëve në Afganistan. 24-vjeçarja, e cila ishte vetëm 15 vjeçe kur një taleban i armatosur hyri në shkollë e saj dhe e qëlloi atë në fytyrë, shprehu shqetësimin e saj lidhur me gratë, minoritetet dhe avokatët e të drejtave të njeriut teksa kërkon ndihmën e pushteteve globale, rajonale dhe lokale lidhur me këtë çështje.

Rikujtojmë gjithashtu, se korrespondetja e CNN, Clarissa Ward kaloi nga raportimi me veshje me ngjyra dhe ekspozimi i krahëve, në një veshje islamike të mbuluar, vetëm një ditë pas marrjes së Kabulit në duart e talebanëve. Në datë 15 Gusht, ajo ishte veshur me një bluzë me mëngë të shkurtra teksa raportonte drejtpërdrejt nga vendi i shkatërruar nga lufta.