Bota

Gazetarja e CNN, Clarissa Ward flet për ndryshimin e saj në veshje gjatë raportimit në rrugët e Kabulit!

Korrespondetja e CNN, Clarissa Ward kaloi nga raportimi me veshje me ngjyra dhe ekspozimi i krahëve, në një veshje islamike të mbuluar, vetëm një ditë pas marrjes së Kabulit në duart e talebanëve. Në datë 15 Gusht, ajo ishte veshur me një bluzë me mëngë të shkurtra teksa raportonte drejtpërdrejt nga vendi i shkatërruar nga lufta.

Megjithatë, ditën tjetër, ajo u shfaq me një veshje ‘abbaya’ dhe tregoi se iu tha të largohej nga militantët që ruanin pallatin presidencial sepse ajo ishte grua.

Ata thërrasin ‘vdekje Amerikës’, por duken miqësorë në të njëjtën kohë. Më thanë të qëndroj anash sepse jam grua. Kam parë disa gra, por shumë më pak sesa do të shihja zakonisht duke ecur nëpër rrugët e Kabulit. 

Clarissa Ward konfirmoi se kishte një ndryshim në zgjedhjen e veshjes së saj, pas marrjes së kontrollit të talebanëve, por ajo këmbënguli se ndryshimi nuk ishte aq i ashpër. Ajo u shpreh:

Fotografia me veshjen e zakonshme është brenda një kompleksi privat. Fotoja tjetër është në rrugët e Kabulit të mbajtura nga talebanët. Unë gjithmonë mbaja një shall në rrugë në Kabul më parë edhe pse jo me flokë të mbuluar plotësisht dhe ‘abbaya’. Pra, ka një ndryshim, por jo aq të ashpër. 

Nga e gjithë ngjarja, besohet se vajzat dhe gratë janë më të rrezikuara nën regjimin e ri. Deri tani ka patur raportime se vajza 12-vjeçare janë detyruar të martohen. Thuhet se kryekomandantët talebanë i konsiderojnë gratë dhe vajzat e pamartuara të moshës 12 deri në 45 vjeç si plaçkë lufte që do të ndahet midis luftëtarëve të tyre. Afganët që vërshuan në Kabul si refugjatë, duke ikur nga militantët, treguan histori se si komandantët kërkuan që ata të dorëzonin gratë dhe vajzat për t’u bërë gratë e tyre dhe për t’u përdhunuar.

Rikujtojmë se, ditën e kaluar, 24-vjeçarja Malala Yousafzai, aktiviste e të drejtave të njeriut, e cila ishte vetëm 15 vjeçe kur një taleban i armatosur hyri në shkollë e saj dhe e qëlloi atë në fytyrë, shprehu shqetësimin e saj lidhur me gratë, minoritetet dhe avokatët e të drejtave të njeriut teksa kërkon ndihmën e pushteteve globale, rajonale dhe lokale lidhur me këtë çështje.