Lifestyle Sociale

Çfarë të bëni kur një fëmijë i panjohur ju pyet se çfarë është prezervativi?! Ja si përgjigjen qytetarët në kamerën e fshehtë…

Sa e vështirë është t’i shpjegoni fëmijëve tuaj edukatën seksuale? Imagjino sikur një ditë krejt papritur ata të vijnë me disa pyetje ‘rryfe’ për ju të cilat ju kapin paksa të papërgatitur. Si mund t’i shpjegoni atyre seksin?!

Ose, le të marrim një tjetër skenar… Fëmija juaj gjen në dhomën tuaj një prezervativ. Si do t’ja shpjegoni se çfarë është e për çfarë shërben? E sikletshme, apo jo?! Tani imagjinoni diçka tjetër… Këto pyetje t’jua bëjë një fëmijë i panjohur në rrugë. Nuk do dinit si të përgjigjeshit, e sigurtë!

Në këtë episod të “Më lër të flas” ka ndodhur pikërisht kjo gjë. Nëpërmjet kamerave të fshehta, Matiasi, një fëmijë 11 vjeç, pyet qytetarët në rrugë se çfarë është prezervativi. E përgjigjet ashtu diç mund ta imagjinoni janë sa të sikletshme, aq edhe me humor, por njëkohësisht disa prej tyre ndoshta edhe të duhurat! Ja se çfarë kanë shpjeguar ata…

Matias: A mund të më shpjegosh pak çfarë është kjo? E gjeta tek dhoma e mamit dhe babit.

Kjo nuk është për moshën tënde!

Nuk është gjë e mirë kjo, nuk është për ty. 

Është prezervativ ky, është gjë e turpshme. 

Ku e ke mamin? Po babin? Këtë mos ia trego askujt! Në rregull, zemra e vogël? Fute tek xhepi tani dhe çoje tek dhoma e babit!

Lëre prapë aty ku e more! S’e di çfarë është. Nuk e kam parë ndonjëherë. Kështu që lëre prapë atje ku e gjete! 

Ik pyet babim çfarë është! Nuk ta them unë. 

Pyet mësuesen, nuk e di a e keni bërë në shkollë apo jo. Mos pyet njerëzit sepse mund të jetë dikush që ndoshta ka qëllime jo të mira.

Është fshirëse, për të fshirë duart… 

Jo, jo është prezervativ. Nuk të duhet ty ajo, hidhe në kosh të plehrave!

Do ta mësosh kur të shkosh në klasë të shtatë. Ta mëson libri i biologjisë.

Shënim: Xhirimet janë bërë me aprovimin dhe në prani të prindërve.