Celebrities Gossip Showbiz

Rrëfime eksluzive dhe debate të shumta këtë javë në “Më lër të flas”, ja kush janë të ftuarit specialë!

Prej pak javësh tashmë ka filluar sezoni i dytë i emisionit “Më lër të flas” moderuar nga vëllezërit Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, “Më lër të flas” sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv.

Vetëm pak më parë faqja zyrtare e Instagramit të “Më lër të flas” ka publikuar promon e puntatës së kësaj jave, ku dhe na ka zbuluar të ftuarit specialë. Në një debat në pjesën e parë do të jenë Ina Kollçaku, Armand Peza, Eriona Rusi dhe në pjesën e dytë Olsi Bylyku për të rrëfyer çfarë ka ndodhur mes tij dhe ish partneres, Eglit dhe si qëndron e vërteta e ndarjes së tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Më lër të flas (@melerteflas.tch)

Javën e kaluar Elvana Gjata ka qenë e ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel ku ka treguar dhe disa detaje mbi koncertin si dhe emocionet që ka. Elvana tregoi se “ka një jetë që e mendon” një koncert të tillë.