Celebrities Gossip Showbiz

Çfarëdo që është duke kaluar, nuk e ndal Billie Eilish të sjellë surpriza për ju!

Këngëtarja Billie Eilish është një nga artistet më të reja në moshë dhe më të talentuara. Ajo është duke bërë ndryshime të mëdha gjatë kësaj periudhe, teksa jo vetëm ka lyer flokët e saj dhe është bërë bjonde, por edhe është në prag të publikimit të albumit të saj më të fundit “Happier Than Ever”.

Billie e ka njoftuar publikimin e albumit që do të ndodhë pikërisht pas një muaj. Këtë ajo e ka ndarë me fansat në Instagram, dhe duket se njoftimet e rëndësishme për projektet e saj muzikore po i shpërndan pikërisht në rrjetin e saj social. Vetëm dy orë më parë, Billie ka publikuar një foto paksa ndryshe të cilën e ka shoqëruar me një shkrim. Me anë të shkrimit ajo njofton lançimin e këngës të premten e ardhshme. Por duhet ta pranojmë se edhe shkrimi gjithashtu është paksa i çuditshëm.

Kënga dhe video do të publikohen të premten e ardhshme në datë 9 korrik.

Duhet ta pranojmë se këngëtarja ka qenë paksa e çuditshme dhe ndryshe këto kohë. Edhe në InstagramStory ajo ka postuar foto ku duket nga një tjetër këndvështrim. Megjithatë artistja duket tepër bukur edhe në këto foto.

 

Ndoshta Billie po kalon një periudhë të vështirë e të ndërlikuar, por me siguri fansat janë në pritje që ajo të kthehet përsëri në formë. Megjithatë, duhet ta pranojmë se projektet e artistes kanë rezultuar tepër të suksesshme.