Celebrities Gossip Showbiz

Na ndan vetëm një muaj nga publikimi i albumit të Billie Eilish…

Billie Eilish është artiste me kuptimin e plotë të fjalës. Tepër e re në moshë, Billie ka arritur të ketë shumë fansa nëpër botë, me zërin e saj të mrekullueshëm, më stilin e saj dhe me mesazhet që përpiqet të përcjellë herë pas here. Unike, e talentuar, dhe kopje e askujt, Billie vjen e veçantë në çdo projekt të sajin.

Këngëtarja ka gjetur një mënyrë për të komunikuar me fansat e saj. Ajo shpeshherë poston në Instagram foto, video dhe mendime të saj, të cilat disa herë pëlqehen, e disa herë të tjera ngjallin debate. Por një gjë është e sigurt, të shumtë janë ndjekësit që e duan Billie dhe inspirohen nga ajo.

Pikërisht për këta ndjekës ajo ka shpërndarë një postim në Instagram, duke njoftuar një lajm vërtet të gëzueshëm. Albumi i saj “Happier Than Ever”, një projekt i shumëpërfolur i këngëtares do të vijë së shpejti për të gjithë fansat e saj. Lajmin e ka dhënë vetë artistja në rrjetin e saj social. Duket se dhe vetë ajo po e pret me padurim datën kur do e ndaj albumin me fansat.

Albumi im “Happier Than Ever” do të publikohet pas një muaji duke filluar numërimi që sot. Po pres me padurim derisa ai të bëhet i juaji.

Duket se këngëtarja është tepër e lumtur dhe e emocionuar. Ajo ka punuar shumë gjatë për këtë projekt të sajin, dhe tani ka ardhur koha të shohë reagimin e fansave. Emocioni i saj është aq i papërshkrueshëm, saqë vetë artistja ka postuar një InstaStory të çuditshëm paksa.

Një muaj  ahhhhhkdjsm…

Sigurisht që jo vetëm artistja, por edhe fansat po e presin me padurim albumin. Kujtojmë se ai është një prodhim ndryshe, kur dhe vetë këngëtarja erdhi me një pamje ndryshe. Me siguri edhe ky album do të rezultojë tepër i sukesshëm, duke qenë se çdo këngë që artistja publikon rezulton hit muzikor.