Auto & Moto Tech

ChatGPT tanimë në disa prej modeleve të kompanisë, Volkswagen e konfirmon zyrtarisht!

Volkswagen do ta integrojë chatbotin me Inteligjencë Artificiale, ChatGPT në sistemin info-argëtues te disa prej modeleve të kompanisë. Chatboti do të vijë si standard në gjeneratën më të fundit të sistemit info-argëtues të Volkswagen tek modelet ID.3, ID.4, ID.5 dhe ID.7 gjithashtu edhe tek modeli Tiguan i ri dhe tek Golfi i rifreskuar duke filluar nga tremujori i dytë i vitit 2024. Teksa ChatGPT bëri emër me disa veçori specifike interesante, roli i tij në makinat e ardhshme të Volkswagen është më i përmbajtur.

Chatboti do të integrohet në asistentin aktual VW, IDA, i cili mund t’u përgjigjet pyetjeve dhe kërkesave të thjeshta si ndryshimi i temperaturës ose vendosja e një destinacioni në sistemin e navigimit. Prodhuesi gjerman i automjeteve thotë se chatboti nuk fiton asnjë akses në të dhënat e automjetit dhe se pyetjet dhe përgjigjet fshihen menjëherë për të siguruar nivelin më të lartë të mbrojtjes së të dhënave.

Rikujtojmë, se kreu i dizajnit të Volkswagen, Andreas Mindt, ka konfirmuar zyrtarisht se një model i ri Golf GTI, tërësisht elektrik, do të dalë në treg në vitin 2026. Në një postim në Instagram, Mindt shfaqi historikun e GTI, duke filluar me atë të vitit 1975. “Në vitin 2026, ne do të prezantojmë versionin elektrik të këtij modeli ikonik”,-shkroi Mindt. Krahas postimit, ai ndau edhe një skicë, duke krahasuar GTI-në origjinale me ID-në e ardhshme elektrike. Ndërsa VW ka konfirmuar synimin e saj për të prodhuar modelin elektrik të Golf GTI muaj më parë, tani e kanë zyrtarizuar daljen e tij në treg.