Auto & Moto Sport

Chevrolet prezanton makinën më fantastike amerikane të dekadave të fundit!

Pas disa vitesh pritjeje, më në fund Chevrolet ka prezantuar makinën e re sportive Corvette Z06, që do të jetë makina më fantastike amerikane e dekadave të fundit.

Me një motor me 690 kuaj fuqi dhe me aftësinë për të arritur nga 0-100 km/h për vetëm 2,6 sekonda, kjo makinë duket e përshtatshme për gara. Prodhimi i Chevrolet Corvette Z06 do të nisë në mes të vitit 2022 dhe çmimi do të zbulohet në prag të nisjes së dërgesave. Kjo makinë ka motorin më të fuqishëm të këtij lloji në çdo makinë prodhimi.

Ju rikujtojmë se Festivali Ndërkombëtar i Automobilizmit ka mbajtur edicionin e vet të 36-të, ku edhe ka ndarë çmimet prestigjioze. Në këtë festival, Renault MORPHOZ ka arritur ta sigurojë çmimin për kreativitetin më të lartë. MORPHOZ është makinë e së ardhmes e cila e pasqyron vizionin e kompanisë Renault për automjetet elektrike pas vitit 2025.

Ndërkaq, gjiganti gjerman i makinave BMW ka prezantuar në Mynih prototipin e makinës së parë 100% të riciklueshme, ashtu siç pretendohet të kthehen makinat e kësaj kompanie deri në vitin 2040. “iVision Circular”, plotësisht elektrike, dhe me emetim zero, sipas kompanisë ka një nivel të lartë qendrueshmërie dhe luksoze.

Ferrari nga ana tjetër pritet të lançojë modelin e parë tërësisht elektrik në vitin 2025, me shefin e kompanisë John Elkann që premtoi se automjeti do të “sjellë unitetin dhe pasionin” e markës “në gjeneratat e reja”.