Auto & Moto Tech

Renault MORPHOZ, shpallet makina e së ardhmes!

Festivali Ndërkombëtar i Automobilizmit ka mbajtur edicionin e vet të 36-të, ku edhe ka ndarë çmimet prestigjioze.

Në këtë festival, Renault MORPHOZ ka arritur ta sigurojë çmimin për kreativitetin më të lartë.

MORPHOZ është makinë e së ardhmes e cila e pasqyron vizionin e kompanisë Renault për automjetet elektrike pas vitit 2025.

Makina posedon platforma elektrike të cilat ofrojnë konfigurime të ndryshme të fuqisë, kapacitetit, hapësirës, etj.

 

Përbërë nga një juri ekspertësh dhe adhurues të automobilistikës, arkitekturës, dizajnit e kulturës, Festivali Ndërkombëtar i Automobilizmit  nderon projektet më artistike dhe magjepsëse nga viti i kaluar.

Pikërisht nga kjo juri, Renault MORPHOZ ka fituar çmimin “Creativ’ Experience” si vetura me konceptin më inovativ.

Përfaqësues të kompanisë Renault janë shprehur tejet të kënaqur e krenar me këtë çmim, duke theksuar se çmimi është mirënjohje për punën që ekipi  ka bërë në këtë projekt ambicioz i cili pasqyron më së miri të ardhmen e makinave elektrike.