Celebrities Gossip Showbiz

Chris Brown në telashe, akuzohet për dhunë nga një producent muzikor!

Së fundmi reperi i njohur Chris Brown është akuzuar se është përfshirë në një grindje me një producent muzikor në një klub të njohur në Londër. Reperi dyshohet se e goditi muzikantin mbi kokë me një shishe qelqi, pas së cilës u godit me shkelma dhe grushte i shtrirë në dysheme. Producenti ende i paidentifikuar me anë të një deklarate tha se:

Ai më goditi në kokë dy ose tre herë. Kam folur edhe me policinë dhe shpresoj që ta zgjidhin çështjen së shpejti. Tani është në duart e avokatit tim dhe nuk mund të komentoj më tej.

Producenti thuhet se kishte nevojë për kujdes mjekësor në spital. Sulmi dyshohet se ndodhi më 19 shkurt në klubin The Tape në Mayfair të Londrës. Këngëtari dhe kompozitori amerikan raportohet se ishte në vazhdën e koncerteve të tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo nuk është hera e parë që ylli i muzikës R&B akuzohet për sjellje të dhunshme. Rikujtojmë se në vitin 2009 ai sulmoi ish-partneren e tij, divën e muzikës pop Rihanna. Ndërkaq, këngëtari ka konfirmuar së fundmi se është bërë baba për herë të tretë. Chris ka edhe dy fëmijë të tjerë, vajzën Royalty 7-vjeçare, me Nia Guzman dhe djalin 2-vjeçar Aeko Catori, të cilin e mirëpriti me Ammika Harris.